Lajme

Ambasadori i Shqiprisë letër Shqiprim Arifit

I nderuar Zoti Arifi,

Kam ndjekur me vemendje zhvillimet e fundit politike ne komunen e Presheves si dhe rezultatet qe dolen nga mbledhja e fundit e Asamblese. Nuk eshte ne detyren time qe te hyj ne analiza te luftes politike qep o zhvillohet ndermjet partive politike dhe perfaqesuesve te zgjedhur ne forumet e qeverisjes lokale. Ne kete moment e ndjej per detyre qe te shpreh rrespektin tim personal per bashkepunimin e mire qe kemi patur gjate gjithe kesaj kohe qe keni qene ne detyren e Kryetarit te Komunes se Presheves si dhe per frymen konstruktive qe ka karekterizuar mardheniet tonae gjithnje ne sherbim te kauzes sone te perbashket forcimit e permiresimit te pozites politike shoqerore te shqiptareve qe jetojne ne Luginen e Presheves.

Gjate ketyre muajve qe ju keni qene ne detyren e kryetarit te Komunes se Presheves kam patur kenaqesine qe te ndjek perpjekjet tuaja te levdueshme per te sjelle energji te reja e levizje pozitive ne jeten politike e ekonomike te komunes, gje qe eshte vleresuar nga zgjedhesit ne garen e fundit elektorale. Uroj qe kjo fryme e re e juaja si dhe e partise qe ju drejtoni se bashku me shoket e shoqet e tuaja, te rritet me tej e te kontribuoje ne jeten politike te Komunes edhe ne te ardhmen.

I dashur Shqiprim,

Ne kushtet e reja te krijuara pas krizes se fundit ne gjirin e Asamblese dhe lenies se detyres se kryetarit te Komunes, besoj se do te jeni duke perjetuar nje moment reflektimi per aksionin tuaj politik si dhe per karieren tuaj politike ne te ardhmen. Me kete rast deshiroje qe te shpreh besimin tim se jetes politike e sociale te Komunes se Presheves nuk do t’i mungoje kontributi juaj personal si dhe i partise qe ju drejtoni. Njekohesisht shpreh besimin tim per nje komunik me te ngushte e vellazeror me ju dhe shoket tuaj ne te ardhmen. Ju uroj qe te keni force qe te kaloni mbi veshtiresit e momentit si dhe te mos humbisni nga syte vizionin tuaj per nje realitet te ndryshuar per Luginen e Presheves, per Komunen tuaj dhe per njerezit. Jam gjithashtu i bindur se ju dhe partia Alternativa per ndryshim do te jeni mbeshtetes dhe konstruktiv me pushtetin lokal ne Komune ne pozicionin e ri. Te uroj shendet dhe suksese ne veprimtarin tuaj.

ILIR BOÇKA
Ambasador

Related Articles

Back to top button