Lajme

Ardita, kryetare e Preshevës nga e hëna

Kryetarja e zgjedhur e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me gjasë do të startojë nga e hëna në detyrën e drejtueses së kësaj komune, shkruan Presheva.AL

Pas shkarkimit të kryetarit Shqiprim Arifi në kuvendin komunal të komunës së Preshevës me 22 vota pro është zgjedhur kryetare e komunës së Presheves Ardita Sinani.

Ajo pas marrjes së postit ka thënë:  Falënderoj të gjithë ata që më dhanë besimin , dita e sotme nuk është sfida e vetme, kam kaluar sfida të shumta , por me përgjegjësi të madhe un do të kryej detyrat e mia në shërbim të qytetarëve. Nuk do të jemë kryetare e subjekteve politike por e tërë komunës së Preshevës. Do të përpiqem të jem po e njëjta që më njihni, me modesti,përkushtim e angazhim do të kryej detyrat e parapara.

Kësisoj, Ardita do të bëhet femra e parë kryetare komune në Preshevë. Pas Teuta Arifit në Tetovë dhe Mimoza Kusarit në Gjakovë ajo do të jetë kryetarja e tretë e komunës në tërë botën shqiptare në rajon. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button