Lajme

Arifi: Komunistit Riza Halimi i pengonin sukseset që ia sollëm Preshevës

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në Interaktiv të KTV-së ka treguar arsyet e largimit të tij nga posti i të parit në Preshevë, ditë më parë.

Akoma pa mbushur një vit në krye të Preshevës, Arifi ishte larguar nga ky post dhe thotë se kjo erdhi për shkak të moslejimit të mbarëvajtjes së udhëheqjes komunale nga partitë tjera dhe ish-kryetari i Preshevës Riza Halimi.

“Atje është sistemi më ndryshe. Asambleja e zgjedh kryetarin e komunës. Votat shkojnë te asamblistët që nga radhët e tyre zgjedhin kryetarin. Vitin e kaluar ishim fuqia e dytë në zgjedhjet lokale dhe kemi bërë koalicion me fuqinë e tretë, që ishte parti e vjetër me një mentalitet post-komunist dhe që ka treguar se nuk ka bërë shumë për vendin, por me shpresën për disa persona që janë të rinj dhe mund të sjellin ndryshime kemi hyrë në koalicion. Megjithatë, Riza Halimi përdor të gjithë njerëzit si kukulla për të na penguar mbarëvajtjen e pushtetit lokal dhe ka ardhur në atë moment që pasi pa sukseset tona dëshironte t’i ndalte ato. U bashkuan të gjitha partitë dhe na larguan. Riza Halimi dëshironte që edhe një herë të ishte në pushtet. Lakmia për pushtetin nuk e bindi edhe pse ne po bënim mirë për popullatën”, ka thënë ai në Interaktiv.

Arifi ka akuzuar deputetin e Kuvendit të Serbisë për dallavere në Preshevë dhe atë e ka quajtur “Titist, komunist”

“Ai e ka dëshmuar veten se është një komunist i përbetuar”, ka thënë Arifi.

Related Articles

Back to top button