Lajme

Arifi takohet me ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstad

Kryetari i APN-së z.Shqiprim Arifi gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e Noervegjisë z.Arne Sannes Bjornstad, takim i cili u mbajt në zyrat e Alternativës për Ndryshim.

Në një prononcim për media Arifi ka thënë “Përveç tjerash e njoftova për aktualitetet e fundit politike dhe më njohtoi që projektin e prezantuar para dy javëve në Preshevë lidhur me master planin për furnizim me ujë, fazën e dytë të këtij projekti do ta financoj ambasada e Norvegjisë”

“Miqësia jonë me këtë ambasadë si dhe me të gjitha ambasadat e tjera mike do të vazhdojë të prodhojë rezultate konkrete për qytetarët e Preshevës” ka shtuar Arifi

Related Articles

Back to top button