Lajme
Arrestohen dy kosovarë në Serbi: Transportonin drogë
Në vendkalimin kufitar në Kelebija, në afërsi të Suboticës, janë konfiskuar 13 kg marihuanë dhe janë arrestuar dy persona, shkruan Radio Kontakt Plus
Makina e ndaluar ishte me targa sllovene ndërsa ngasësi i makinës, L.D, 42 vjeçar, ishte nga Prizreni, transmeton Klan Kosova.
Përveç shoferit, u arrestua dhe H.D, 45 vjeçar, po ashtu nga Prizreni, i cili është i dyshuar për organizimin e transportit të marihuanës.
Të arrestuarit janë ndaluar në paraburgim për 48 orë.