Bashkatdhetari nga Presheva dy fjalë për prishjen e koalicionit mes APN-së dhe PVD-së
Po thuaj se u bë një vit nga zgjedhjet e lira dhe fer demokratike në Komunën e Preshevës. Shqiprim Arifi ndonëse me subjektin e tij partiak ALTERNATIVËN që e kishte formuar pak kohë para zgjedhjeve lokale serbe të 24 prillit 2016. Fitoi në ato zgjedhje si partner të koalicionit të tij e zgjodhi PVD-në, e Riza Halimit, parti kjo e shejtanëve dhe zuzarëve të Preshevës i shkreti Shqiprim fare nuk do t’i shkonte ndër mend se me PVD-në do t’i dilte bishtë pas gardhit. Ishte mësuar Z. Sh. Arifi me politikën parimore atje në perëndim ama këtu tek ne i thonë Ballkan Perëndimorë me plotë intriga dhe insinuate gjallëzore.
PVD-ja, e Riza Halimit nuk hyri në koalicion me ALTERNATIVEN e Shqipërimit se ia donte të mirën Preshevës dhe popullates të saj por këtë e bëri që përsëri pas disa viteve e margjinalizuar nga PDSH-ja, e R. Mustafës ta sillte R.Halimi PVD-në dhe kamarillën e tij në Kuvendin Komunal të Preshevës dhe këtij qëllimi ia arrijti falë energjisë pozitive të Shqiprim Arifit e që në një të ardhme ta merrnin kalanë përmbreda d.m.th. pushtetin komunal duke e hedhë Shqiprim Arifin si limon të shtrydhur në margjinë të kohës pa perspektivë.
Ndërsa Formimi i një e grupi personash që bëjnë veprime jasht normave morale dhe etike dhe shkelin fjalën e dhënë quhen tradhëtarë, dhe lirisht mund të thuhet se PVD dhe grupa e ndarë e PDSH-së me disa parti të vogla që menzi arritën të sigurojnë një deri dy këshilltarë e që dolen humbës në zgjedhjet e prillit të vitit 2016, ku këta njerëz veprojnë si monark apo mbretër ose ose si ne Tok t’babës.
Tani po vazhdojnë vallën e turpit edhe ate se këta janë të drejtët ndërsa arritën me intriga numrin e këshilltarëve në kuvendin komunal. Duke harruar se sa më i madh që është numri i juaj aq më shumë goditen qytetarët Preshevës me rrethinë. Këta “besatare“ që hyrën në koalicion me APN-në dhe nënshkruan marrëveshje partneriteti dhe të cilën nuk e mbanë, humbën edhe nderin e shqiptarit, nëse e kan pasë ndonjë herë. Dmth sot këta mjerana zgjidhen nga votat e qytetarit të preshevës dhe me votën e qytetarit bëjnë tregëti për interesat e tyre,familjare,klanore.
Oj Preshevë e mjera,ti akoma rënkon nga papunësia e madhe,e këta po të shkelin këmbë e duar andaj zgjohuni nga gjumi o vendasët e mi, mos lejoni që të luajn me nderin e juaj se ata te vetin e humbën. Ngriteni zërin kundër të pa drejtës, Ku mendojnë se janë,e ku mendojnë për të arritur me keto veprime.
Çfarë ju bëri Shqiprim Arifi ky djalë i ri që për Preshevën dhe popullatën e saj e kishte lënë luksin perëndimor dhe kishte ardhë tek ne në Preshevë në jetën e tmerrit dhe të ferrit dhe të intrigave të pa funda,edhe pse që nga fillimi kundërshtarët e perqeshën,përbuzën i vënin lloj lloj emrash qesharake e etiketonin në lidhje me njerëz të organizatave të ndryshme radikale fetare…etj.
Në fillim ky, shpirt dhe zemër shqiptari atje në perëndim filloi të merrej me veprimtari humanitare ku nga kursimet e tij vetanake të cilat i fitoi me djerse në fondin e shoqatës humanitare SOLIDARITETIT të cilën vet e themeloi e derdhi pothuajse tërë pasurinë e tij. Këtë e bëri si Hasan Prishtina i Polacit të Drenicës që e kishtë shkrirë tanë pasuninë e vet në të mire të kombit shqiptarë.
Shqipërim Arifi për një afat shumë të shkurtër pa e përfunduar as edhe një vit si Kryetar i Preshevës arrijti të nënshkruaj marrëveshje edhe per hapjen e dy fabrikave për popullatën ekstreme të pa punë të Preshevës me rrethinë dhe e ka në rrugë të sipërme hapjen e një magacine frigorifer e ku bujqit tanë të mundin të i shesin dhe deponojnë produktet e tyre. Por më prioritarja e Shqipërim Arifit është se në komunën e Preshevës krijoi rregull dhe discipline pune,ku të tjerët nuk kishin mundur dhe nuk kishin dashur ta arrin këtë sukse për 12 vite të qeverisjes së tyre dhe konkretisht PDSH-ja, e R. Mustafës. Për një afat rekord arrijti ta ndalte korrupcionin dhe hajninë në këtë regjion teje të varfur shqiptarë. E pastroi qytetin nga mbeturinat,nënshkroi marrëveshje shumë të frytshme për renovimin e shkollave për të cilat pushteti paraprak as që kishte dëgjuar fare për kushtet dhe jetën e shkollarëve në komunën ton pasi shkollarët nuk kishin te drejten votës.Nënshkroi marrëveshje me bashkësinë e Tiranës për ngritjen e parkut të qytetit të Preshevës. Filloi bashkëpunimin me qytetin e Bursës të Turqisë ku në këtë qytet bregdetar jeton një numër shumë i madh i të emigruarve shqiptar nga tre brezat e më parshëm.Nga diaspora filloi të sjellë inventar për ti paisur të gjitha shkollat e komunës së Preshevës…etj,etj.
Ne shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta flakim me një anë inatin që e kemi e të shkojmë me ate devizën inatin mbaja ama hakun mos ia ha.
Shkruan: Bardh AVDIU, Zürich-Zvicër