Çka ndodhi me Xhelal Mehmetin?
Siç e dimë se Xhelal Mehemti ishte i pari në listën e PVD-së nëse PVD-ja do ti fitonte zgjedhjet atëherë z.Memeti do të bëhej Kryetar i Preshevës, por edhe pse zgjedhjet i fitoi PDSH-ja, koalicioni qeverisës u bë mes PVD-së dhe APN-së.
E gjatë këtij koalicioni 7 mujor, Kryetar i Komunës ishte Shqiprim Arifi, kurse zv.Kryetar ishte Xhelal Mehmeti.
Kishte një kohë të gjatë gjatë së cilës flitej se z.Mehmeti tentonte ta prishte koalicionin dhe të bëhej Kryetar i Komunës, kjo gjë ndodhi, koalicioni u prish, por z.Mehmeti nuk u bë Kryetar, por u bë Ardita Sinani, e para kryetare femër në histori të Komunës së Preshevës.
Le që nuk u bë Kryetar, por z.Mehmeti u shkarkua edhe posti i zv.Kryetari ku aty u emërua një anëtar i grupit të PDSH-së.
Çka ndodhi me Xhelal Mehemtin, ku mbeti apo mos ndoshta u largua nga jeta politike pas kësaj tradhëtie nga ana e Riza Halimit, kur e dimë se z.Mehmeti kontriboi më shumë se të gjithë tjerët për PVD-në në zgjedhjet e Prillit të vitit të kaluar. /PreshevaNews/