Lajme

De Biasi, tregon se e kishte ftuar në kombëtare preshevarin Atdhe Nuhiu

Gianni De Biasi gjatë një interviste në Opionion me Blendi Fevziun, ka folur rreth sulmuesit të Kosovës, preshevarin Atdhe Nuhiu.

Ai theksoi që Shqipëria e ka ftuar, por Nuhiu e ka refuzuar ftesën.

“E kemi ftuar Nuhiun, por ai nuk deshi të vijë te ne. E refuzoi Shqipërinë dhe tashmë ka shkuar te Kosova”, deklaroi De Biasi në “Opinion”, përcjellë zerilugines.com

De Biasi nuk ka qenë i informuar mirë nga FSHF, të cilët me Atdheun u treguan indiferent bile edhe duke e injoruar, edhe pse Nuhiu kishte shprehur gatishmërinë që të vishej kuq e zi. Ai këtë e kishte deklaruar edhe në Tiranë kur ishin takuar Shqipëria U21 dhe Austria U21, ku Atdheu aso kohe ishte pjesë e kombëtarës Austriake bashkë me yllin David Alaba.

De Biasi ka folir edhe për silmuesin Besart Berisha.

“Besart Berisha thoshte që e kishte larg të vinte për një ndeshje deri në Shqipëri. Është e vërtetë, por sakrificën e bëri për Kosovën’, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button