Lajme

EKSKLUZIVE: Ja Arsyet e prishjes të Koalicionit në Preshevë!

E filloi Xhelal Memeti po mundohet ta mbaroje Riza Halimi !

Një kohë e gjatë në komunën e Preshevës flitet për mos funksionimin e koalicionit qeverisës të pushtetit lokal.

Në javën që po mbetet prapa nesh doli në opinion informacioni se definitivisht po prishet koalicioni APN-PVD.

I pari që kishte filluar ta destabilizoje funksionimin e koalicionin udhëheqës të pushtetit në Preshevë ishte zëvendës kryetari i komunës, kuadër i PVD.s Xhelal Memeti (Xhimi) duke tentuar të krijoje pushtet paralel dhe duke mos mundur ti kontrolloje ambiciet e veta pa pasur njohuri dhe disponim se Institucioni Publik ju nënshtrohet obligimeve procedurale të hiararkisë udhëheqëse!

Javët e fundit detyrën për ta prishur koalicionin udhëheqës në komunën e Preshevës e mori në kompetenca të veta kryetari i PVD.s Riza Halimi.

Ju kujtohet se pas zgjedhjeve parlamentare të 21 prillit 2016 në Serbi, PVD arriti ta ketë një Deputet në Parlamentin serb i cili fare pa pasur nevojë, edhe pse SNS e kryeministrit Vuçiq i kishte numrat e mjaftueshëm, Fatmir Hasani votoi qeverinë serbe!

Vota e Deputetit Shqiptar në Parlamentin serb aso kohe nuk ishte dhënë bllanko, PVD kishte marë premtimin se do të jetë pjesë e qeverisë Serbe por ky premtim nuk u mbajtë nga pala serbe, më vonë ju premtua Riza Halimit posti i kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë,Bujanoc,Medvegjë por edhe ky premtim nuk u realizua nga ana e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.

Ivica Daçiq zëvendës kryeministër i qeverisë Serbe para disa ditave kishte autorizuar dy zyrtar serb të SPS.it nga jugu i serbisë ti ndihmohet Riza Halimit ta mare kreun e pushtetit në komunën e Preshevës si kundër shpërblim për mos realizimin e premtimeve nga niveli qendror i pushtetit republikan.

Informata tjera rreth këtij skenari të Riza Halimit dhe pse po tentohet të largohet nga posti i kryetarit të komunës Shqiprim Arifi sot nuk po i publikojmë për arsye se edhe Riza Halimit realizimi i kësaj avanture nuk po i kalon në partinë e tij ashtu sikur e kishte planifikuar.

PVD në Preshevë po i kalon momentet më të vështira që nga themelimi i saj si pasojë e frakcionit Riza Halimi-Xhelal Memeti!

Rreth kësaj teme ditët në vijim do të kemi edhe informacione tjera shqetësuese për skenaret e dëmshme të Riza Halimit, pasoja të cilat do të bien në kurriz jo vetëm të Shqiptarve të komunës së Preshevës por edhe të komunës së Bujanocit.

Related Articles

Back to top button