Lajme
Këshilltarët e APN-së nuk marrin pjesë në seancën e sotme
Në seancën e 10 marsit që do të votohet për shkarkimin e Kryetarit të Komunës, këshilltarët e APN-së nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.
Kështu ka bërë të ditur Shqiprim Arifi në konferencën e sotme për shtyp.
Arifi ka thënë se këshilltarët mbrëmë kanë vendosur që mos të marrin pjesë në mbledhje për arsye se kjo seancë është për interesa të ngushta të Riza Halimit dhe Talat Arifit.