Koalicioni po mirret me pritje percjellje duke dhene kafe, urime dhe pershendetje
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa në emisionin e RTK-së “Monitor” për koalicionin qeverisës në komunën e Preshevës ka thënë se ka një jetëgjatësi prej 4 deri 4 muaj e gjysmë.
Ai ka thënë se është skandaloze që partia e tretë të vendoset në rendin e parë ndërsa nga partia e parë merren këshilltarë që shkojnë në partinë e dytë por edhe në të tretën ku 9 këshilltarë kanë kaluar në Partinë për veprim Demokratik, pasi kjo nuk është partneritet koalicioni i qëndrueshëm sepse nuk e ka besimin e popullit
“Edhe ky koalicion, dhe kjo shumicë e ndërtuar, është e prirur të dështoj, Koalicioni i mëparshëm nuk shkoi as 9 muaj, ndërsa kjo tani nuk do të kaloj më shumë se 4 muaj” ka thënë Mustafa.
“Ky koalicion është dëm i qytetarëve, është dëm për komunën e Preshevës, nuk ka asnjë zhvillim. Janë duke u marë me pritje përcjellje duke dhënë kafe, urime dhe përshëndetje”.
“Koalicioni është më shumë shuarje apetitesh personale, pasi nuk janë 22 këshilltarë, po janë 22 partner koalicioni pasi secili prej tyre janë botë më vete” ka thënë kryetari i PDSH, Ragmi Mustafa.