Lajme
Kompania “Solid” merr çelsat e ÇIK-ut për hapjen e fabrikës së këpucëve për 250 puntorë (Video)
Kompania “Solid” nga Suhareka me pronar Shefqet Kuçin sot janë takuar në ish fabrikën për prodhimin e këpucëve me përfaqësues të agjencionit për falimentim të kësaj kompanie Mirko Borovçanin.
Pasi vizituan të gjitha hapsirat ku do të filloj me punë fabrika “Solid” për këpucë u dha një deklaratë për media.
Siç ka thënë para mediave, pronari Kuçi në start do të punësohen rreth 80 persona, ndërsa numri i të punësuarve shume shpejt do të shkoj deri në 250.