Kosovë, ktheja borxhin anës Lindore!
Spektri politik shqiptarë, i Bujanocit dhe Preshevës, përveç që ka shfaqur frikë në raport me paraqitjen e kërkesave jetike të shqiptarëve të këtyre komunave drejtë organeve shtetërore e politikave qendrore në Serbi, ata gjithë këto vite nuk mundën ta ndërtojnë as edhe një raport konkret me autoritetet e shtetit të Kosovës, në të mirë të popullatës shqiptare që jeton në këto anë.
Mënyra e pastër si loti, për ta kuptuar sinqeritetin dhe trimërinë e politikanëve tanë lokal, janë zgjedhjet presidenciale në Serbi, që do të mbahen në prill të këtij viti.
Duke mos guxuar të bëjnë një antifushatë për këto zgjedhje, spektri politik shqiptarë nuk guxon as ta ftojë elektoratin e vet për bojkot të këtyre zgjedhjeve, sepse disa nga ta i njohin zgjedhjet lokale edhe qendrore.
Shqiptarët kanë të drejtë mos të dalin në këto zgjedhje.
Tek e fundit, se kanë ndonjë kandidat të tyrin për kryetar shteti.
Në këtë aspekt, politika shqiptare e këtyre dy komunave që administrohen nga Serbia, jo vetëm se nuk e ka një agjendë nacionale të përbashkët të veprimit, e frikësohet nga politikat serbe, nuk është e mundur as të realizoj një agjendë të mirëfilltë të paraqitjes dhe faktorizimit të të drejtave themelore të njeriut, e që shqiptarët e kësaj ane i vuajnë me vite.
Njëra shtyllë jetike e këtyre problemeve është edhe ekonomia.
Pse atëherë spektri politik shqiptarë nuk i kërkon borxhin Kosovës? Shtetit të tyre moral e historik.
Qeveria e Kosovës, duhet të ndajë buxhet për Bujanocin e Preshevën, siç ndanë për ndonjë komunë tjetër në Kosovë.
Në këtë kontekst, po ta llogarisim vetëm nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e së këndejmi, e që i bien të kenë kaluar 9 vite, Kosova se ka ndarë as edhe një fond financiar për shqiptarët që jetojnë në anën lindore të saj, e administrohen nga Serbia.
Me një buxhet vjetor mesatar, diku 1.5 miliard euro, e që për 9 vite i bie afërsisht 13 miliard euro në total, vetëm nga kjo kohë, 1 % e buxhetit t’i kishte takuar kësaj ane, e cila ka një popullsi prej 100.000 banorëve etnik shqiptarë, e që mund të jetë sa e Ferizajt për shembull, i bie t’ia ketë borxh Kosova deri 130 milion euro këtyre dy komunave.
Politika shqiptare e Bujanoci dhe Preshevës s’ka pse t’i fajësojë autoritetet kosovare. Ajo duhet t’ia kërkoj me ngulmë, borxhin moral e politik Kosovës.
Nëse pretendon t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve të kësaj ane, klasa jonë politike duhet me çdo kusht t’i tërheq këto mjete financiare nga Kosova, meqenëse Serbia nuk ka shancë të financoj apo promovojë arsimin shqip, për shembull në këtë anë.
Madje mund mos ta shoh as të arsyeshme, e as të kushtetueshme.
Shkruan: Driton Hyseni