Lajme

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi i bën pritje madhështore Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani (Foto, Video)

Këtë vit, 7 Marsi u festua më ndryshe në Preshevë.

Me një numër të madh të qytetarëve në oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe brenda në ambientët e saj e bëmë presidentin të ndihet si në shtëpinë e tij.

Të pranishëm patëm sot edhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, vendore, mediave dhe shumë organizata joqeveritare.

Më e rëndësishmja është se sot, bashkë me presidentin Nishani, festuam me mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë ata që kontribuan për arsimin shqip në Luginë të Preshevës.

Prezenca e presidentit dhe mesazhi shumë i qartë që na dha sot, na jep kurajo dhe na bënë edhe më të fuqishëm drejt realizimit të ëndrrave shekullore të popullit Preshevar që të kemi një Preshevë ndryshe.
URIME gjithë mësuesëve, dhe të gjithë atyre që kontribuan dhe po vazhdojnë të kontribojnë në arsim, faleminderit!, ka shkruar ne profilin zyrtare ne facebook Shqiprim Arifi.

Related Articles

Back to top button