Lajme

Kush tejkalon mbi 90 dite ne Schengen mund te perfundoj edhe ne burg!

Unioni Evropian ka ashpërsuar kontrollimet në regjimin pa viza dhe gjithnjë e më shumë po denon udhëtorët që thyejnë këto rregulla.
Qëndrimi turistik në shtetet e BE-së mund të jetë maksimalisht 90 ditë, transmeton presheva.com.

Përforcimi i rregullave të sigurisë në brendësi të zonës Schengne kohën e fundit ka suprizuar për të keq udhëtarët që janë të pakujdesshëm që nuk kanë llogaritë kohën e qëndrimit në territorin në njërën ndër 26 shtetet e Bashkimit Evropian.

Ka ndodhë që ai që ka tejkaluar këtë afat 90 ditësh të kthehet nga kufiri apo aeroporti edhe pse në dorë ka biletën e blerë.

Rregullat e brendshme në BE qartë kanë precizuar që qëndrimi turistik në njërin nga shtetet e BE-së mund të jetë malsimalisht 90 ditë në 180 ditët e fundit kalendarik. Kjo vlen edhe për shtetasit e Serbisë ku regjimi pa viza ka hyrë në fuqi me 19 dhjetor 2009.

Nëse dikush tejkalon vetëm një ditë nga ky afat, do të jetë e sigurtë se do ti refuzohet hyrja në Evropë.
Nëse ai ende është me qëndrim në ndonjërin nga shtetet, rrezikon që në kthim të denohet me të holla dhe ti ndalohet hyrja për një kohë të caktuar që mund të zgjatë deri në disa vjet. Rregullat dallojnë nga shteti në shtet.

Si psh, Franca për ata shtetas që qëndrojnë pa rregull në territorin e tyre mund të denohet me burg 1 vjet, 3750 euro dhe deri në 3 vjet ndalesë për hyrje.

Shumica e udhëtarëve nuk duhet të bazohen tek ajo se “kanë shumë vula në pasaportë” dhe se numri i madh i vulave do të habisë doganierët që mos të gjejnë datën e hyrjes, apo edhe tregimi se askush në kufi “nuk ia ka vulos pasaportën”. Sot e tëra kontrollohet me sistem elektronik dhe pasaportës biometrike.

Në momentik kur polici në hyrje të shtetit vendos pasaportën tuaj për ta lexuar në aparatin për lexim të dokumentave, atij gjithçka i paraqitet në ekran. Nëse keni tejkaluar kohën, atij i ndizet drita e kuqe për alarm.

Regjistrimi i tillë për hyjre është i obliguar për shkaktë rreziqeve terroriste dhe krizës së migrantëve.
Më herët disa udhëtarë kanë shpëtuar pa u kontrolluar, mirëpo kjo më nuk mund të ndodhë.

Në numrin e ditëve të qëndruara në Evropë tani paralajmëron edhe personeli i cili bën check-in biletën e aeroplanit./presheva.com/

Related Articles

Back to top button