Lajmërohen të gjithë mërgimtarët Kosovar: Mos kaloni nëpër Serbi
Brenda një muaji ka ndodhur që dy autobusë kosovarë të sulmohen përgjatë kalimit të tyre në Serbi.
Me datën 13 mars është raportuar për një sulm i cili ishte bërë në drejtim të njërit nga autobusët e kompanisë ‘Bici Com’ ku ishin dëmtuar xhamat e mjetit udhëtues në fjalë, por që lajmi është demantuar nga vetë drejtuesit e kompanisë.
Kurse pikërisht mbrëmë është bërë një sulm i ngjashëm në drejtim të po të njëjtës kompani në vendodhjen ‘Krushevc’, e që ngjarja është bërë e ditur edhe nga vetë drejtori i kësaj kompanie i i cili më pas ka zgjedhur të tregojë edhe lidhur me sulmin e datës së kaluar.
Por sipas njohësit të Çështjeve të Sigurisë në vend, Burim Ramadani sulmet e tilla ndaj autobusëve, janë tregues qyqarë të nacionalistëve në Serbi.
“Janë të ulëta dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Ramadani për Indeksonline.
Ramadani ka theksuar se sulmet e tilla kanë nxitje nga retorika e Qeverisë së Serbisë, nga ish-bashkëpunëtorët e Millosheviqit, sikurse Vuçiqi e Daçiqi.
“Qytetarët e Kosovës duhet të rrisin kujdesin dhe vigjilencën, duke shmangur maksimalisht udhëtimet nëpër Serbi”, ka përfunduar Ramadani.