Lajme

Letër drejtuar Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, për vizitën e tij në krahinën shqiptare, në Bujanoc dhe në Preshevë më datën 7 Mars

“Patriotizëm është kur dashuria për njerëzit e tu vjen e para”, ka thënë burrë shtetasi francez Charles De Gaule.

Dashuria ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, përgjatë viteve nga qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka munguar. Edhe pse shteti amë është ballafaquar me kriza të ndryshme përgjatë historisë së saj, ajo ka ditë dhe ka gjetur forma të ndryshme të shfaqë dashurinë që ka për njerëzit e vet, jashtë saj.

I dashur Nishani,
Në guxoj të të them mirë se erdhe, ndoshta do të gaboja. Të vizitosh një krahinë shqiptare, të cilës në rrethana dhe shkaqe të ndryshme historike ndoshta me të pa drejtë iu është marrë kjo pjesë shtetit, vizita e juaja këtu, do të thotë se ju nuk jeni vetëm një president mik i kësaj pjese ku flitet shqip.
I nderuar President, ju këtu jeni zot shpije.

Lumturinë të cilën na e jepni me ardhjen tuaj është i papërshkrueshëm, me të vërtetën të cilën e ndjejmë. Unë i takoj një gjenerate të re, krejtësisht të pa sprovuar nga nacionalizimi, por në këtë ditë dua t’i kujtoj njerëzit të cilët kanë bërë të pamundshmen për të frymuar shqip. Dua t’i kujtoj ata, të cilët kanë dhënë gjakun e tyre, për me pa këtë vend në një të vetëm. Dua t’i kujtoj gjyshërit tanë, të cilët janë sprovuar nga gjërat më tmerruese nga pushtues të ndryshëm ndër kohë. Ata ishin arkitektët, të cilët filluan ndërtimin e një periudhe të lavdishme për ne, të cilën sot po e jetojmë, falë tyre. Ata sakrifikuan gjithçka për gjëra, të cilat ne sot ndoshta mund t’i konsiderojmë gjëra të vogla, por për periudha të caktuara ishin dhe janë shumë të shtrenjta dhe shumë të mëdha, sepse bëhej fjalë për lirinë.

I dashur President,
“Unë e mendoj një hero atë, që e kupton shkallën e përgjegjësisë, e cila vjen me lirinë e saj”, thoshte nobelisti, Bob Dylan. Duke e ditur shkallën e përgjegjësisë së fjalës, dua të jua bëj të ditur se, ne, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, posaçërisht këtu në krahinën lindore të Kosovës jemi shumë mirë. Shumë më mirë se sa gjeneratat e kaluara. Pothuajse çdo familje ka një apo dy fëmijë, të cilët janë duke e ndjekur shkollimin në Tiranë. Ne ju jemi mirënjohës për trajtimin që u bëni studentëve tanë. Por, dua t’ju rikujtoj për një moment vitin 1887, kur dhe u bë hapja e shkollës së parë shqipe, në Korçë. Hamendësoj se atëkohë nuk kanë pasur libra në gjuhën shqipe, por vetëm merrnin shënime dhe e mësonin atë. Tani, dua të rikthehem në vitin 2017, sikur dua të bëj një parantezë ndërmjet asaj kohe dhe të tashmes. Çdo të thoshte një Parisien sikur të dinte se në Evropë ende ka njerëz të cilëve u ndalohen librat në gjuhën amë!? Thjeshtë, s’do ta besonte këtë apo jo. Por, ky është realitet në këtë vend. Shpresoj se jeni duke punuar në këtë drejtim. Nuk dua të flas për atë se si dhe në çfarë forme na frikësojnë milicët apo paramilitarët serbë. Sot, s’dua të flas as për diskriminimin që na bënë qeveria serbe ne që jemi shqiptarë. S’dua të flas për padrejtësitë, s’dua të flas për këto gjëra hiq.
Sot dua të shijoj kënaqësinë e qëndrimit tuaj këtu President.
Faleminderit.

Related Articles

Back to top button