Lajme
Musliu: Kur ta ketë ushtrinë Kosova, edhe ne në luginë flemë më rehat

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, ka thënë se është urgjente krijimi i ushtrisë së Kosovës.
Ai ka shtuar se në momentin kur Serbia po armatoset, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të rriste sigurinë edhe për shqiptarët e luginës.
“Serbia po armatoset por edhe po prodhon armatim të ri. Kur ta ketë ushtrinë Kosova, edhe ne në luginë flemë më rehat. Mendoj se është urgjente bërja e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Musliu./Zeri/