Lajme

Mustafa: Kosova ka premtuar që ti jap 450 mijë euro Preshevës nuk i ka dhënë as 4 euro (Video)

Vitin e kaluar më saktësisht më 26 janar 2016 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Kujtim Shala nënshkroi memorandum bashkëpunimi për finansimin e 450 mijë euro për zhvillimin e kulturës dhe sportit në Komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Ragmi Mustafa i ftuar sonte në emisionin Monitor në RTK ka sqaruar këtë duke thënë se Shqiptarët e Luginës nuk kanë nevojë të mashtrohen.

“Deklaratat tona në pozicionin e kryetarit të Komunës e kam thënë Republika e Kosovës po finanson 400 mijë euro, pastaj e kanë rrit në 450 mijë euro pasi ministri ka pasë takim edhe me kryetarin e këshillit nacional Jonuz Musliun dhe nuk është dhënë as një 4 euro”

“Ne nuk kemi nevojë me u mashtru, ne nuk kemi nevojë të mbetemi të mashtruar por kemi nevojë vërtetë të ndimohemi”, ka thënë Mustafa, transmeton Presheva.AL

Related Articles

Back to top button