Lajme
Ne kufirin e Depces 38 vjecarit nga Presheva i zbulohen garderobe
Në vendkalimin kufitar Depcë, gjatë kotrollimit të detajuar të veturës “Volkswagen Passat” me targa VR në bagazh janë gjetur dy thasë të mëdhenj të zi me plot garderobë pa kurrfarë dokumentacioni. Në të kanë qenë 248 artikuj garderobë për meshkuj, femra dhe fëmij të dedikuara për shitje, transmeton presheva.com.
Shoferi 38 vjeçar shtetas i Serbisë, shqiptar nga Presheva doganierëve i kishte thënë se nuk ka asgjë pë të deklaruar për kontrollë.
Malli i konfiskuar është mbajtur përkohsisht deri sa të përfundoj procesi gjyqësorë./presheva.com/