Lajme

Një pjesë e serialit ‘O sa mirë’, do të xhirohet edhe në Tërnoc (Foto)

Nagib Taipi një aktivist i dalluar në shoqërinë e komunës së Bujanocit ka kërkuar që një pjesë e serialit “O Sa Mirë” me personazhin e Llukmanit të xhirohet edhe në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.

Taipi për Titulli.com është shprehur se roli i Llukamnit i përngjanë shumë të folurit e karakterit të banorëve nga Tërnoci me rethinë edhe për këtë arsye ka bërë ftesë përmes facebook për një xhirim të tillë.

Meqenëse Llukmanoja po e luan rolin e personazhit të tërrnocalis në serialin ,, O SA MIRË ” nuk ka qenë keq që të kërkojmë nga Producenti një pjesë e serialit të xhirohet në Tërnoc “, ka shkruar Taipi.

Pas një kohe të shkurtër Ernest Zymberi, aktor nga Gjilani që luan rolin e Llukmanit në serialin “O sa Mirë” e ka konfirmuar se brenda muajit do të vij për xhirime në Tërnoc.

” Lirisht ndalni komentet, vec sa e mora konfirmimin prej producentit qe shume shpejt brenda muajit jemi atje. Shifmi a”, shkroi Zymberi./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button