OJQ “Gruaja ndihmon Gruan” Preshevë nënshkruan marëveshje me „Unionin e Femrave Shqipetare në Diasporë“ në Austri

Nënshkrues të këtij memorandumi ishin zonjat Adriana Kelmendi Sherifi, Shpresa Kamereja Patterer dhe Albina Bajrami.
Meqë femrat ne Luginë veprojnë në një rajon të vështirë ekonomik-Politik Unioni i Femrave Shqiptare në diasporë vendosi të filloj bashkpunimin që në start pikërisht me gruan e Luginës.
Me anë të këtij memorandumi janë paraparë bashkëpunime të shumta, me theks të veqant në ofrimin e lehtësirave financiare, të organizojnë bashkërisht aktivitete të ndryshme me karakter hulumtues shkencor, trajnime, seminare dhe aktivitete të ndryshme.
“Unioni i Femrave Shqipetare ne Diaspore”, përurimi zyrtar i së cilës u bë më 25.02.2017, përfaqëson interesat e grave, misioni i së cilës është fuqizimi i rolit dhe pozitës së femrës ne atdhe, përkrahja dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i grave, pjesëmarrja në rrjetet dhe nismat profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe promovimi dhe mbrojtja e mirëqenies se Grave.
Ndërsa objektiv tjetër është edhe identifikimi i grave të suksesshme dhe aktive në diasporë. Ne si union besojmë fortë që gruan shqiptare ta vëmë në lëvizje, sepse jemi të vetëdijshme për fuqin e saj. Pasi percjellëm aktivitete te shumta të zonjës Albina Bajrami dhe duke e njohur përkushtimin, korrektësin dhe seriozitetin e saj ne punë, Unioni i femrave shqipetare ne Diaspore perzgjedh si perfaqësuese për Luginën e Preshevës, zonjën Albina Bajrami.
Me Ftesën e Frakcionit të grave ne partin Sozialdemokrate, zhvilluam vizitën e parë më datën 03+04.03.2017 nga të cilat kërkuam perkrahje konkrete. Zonjat ne fjalë e mirëpritën vizitën tanë dhe na premtuan në një ardhme të shkurtë ti konkretizojmë projektet e parapregaditura, thot137 për Media zonja Adriana Kelmendi Sherifi.