Lajme

Paralajmrime për dridhje të koalicionit të PVD-së në Bujanoc

Në Luginë e vetmja politikë që zhvillohet është ajo e pazarllëqeve dhe kusuritjeve, votuesit në këto lojëra të interesit për udhëheqësit politik janë vetëm tifoz, askush nuk qanë kokën për ta, votuesit janë të nevojshëm vetëm në ditën e votimit.

Presheva e kreu transakcionin e ndryshimit të pushtetit, javën që po e lëm pas edhe në komunën e Bujanocit kan filluar pazaret për ndryshim në përbërjen e pushtetit lokal.

Sipas informacioneve të sigurta të TV-SPEKTRI, dy këshilltar komunal nga radhat e LPD-së të Jonuz Musliut dhe një këshilltar i koalicionit në pushtet PVD-UDSH po e zhvillojnë pazarin për të kaluar në anën e PD-së në opozitë e cila udhëhiqet nga kryetari i saj Mr.Dr.Nagip Arifi.

Si çdo herë partitë serbe po e vëzhgojnë situatën dhe presin ofertën kush po ju ofron më shumë pushtet !

Është jonjerëzore dhe e pamoralshme se gjitha këto kalkulime rreth përmbysjes të pushtetit po zhvillohen në ditët kurë kryetari i komunës së Bujanocit po përballet me vuajtjet e tragjedisë familjare me rastin e humbjes të njërit nga anëtarët e familjes.

Njohësit e rrethanave politike në komunën e Bujanocit proncohen se ideatorët e këtij skenari janë Jonuz Musliu për ta ruajtur postin e kryetarit të Këshillit Nacional dhe Dr.Mr.Nagip Arifi me apetitet e tija të pangopura për të u rykthyer në pushtetin komunal me partinë e tij.

Na mbetet të presim se çka do të na sjellin ditët në vijim !

Related Articles

Back to top button