Lajme

Përcillet për në banesën e fundit 21-vjeçari nga Tërnoci – Abelard Kamberi (Foto, Video)

Mes lotësh dhe dhimbjes së thellë është përcjellë për në banesën e fundit 21 vjeçari Abelard Kamberi, nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit. Abelardi vuante qe me vite nga sëmundja e rëndë, ndërsa sot ishte rrugëtimi i tij i fundit drejt varrezave qendrore në fshatin Tërnoc, atje ku ai lindi dhe do të prehet.

Luftën me sëmundjen ai nuk e ndali deri në momentin e fundit të tij, sepse Abelardi e donte më shumë se kushdo jetën pavarësisht se fati i kishte rezervuar një tjetër fat për atë.

Familjarë, të afërm, miq të familjes Kamberi dhe dashamirës i kanë dhënë lamtumirën e fundit 21 vjeçarit.

U prefsh në paqe Abelard…
Ngushllime familjes Kamberi

Related Articles

Back to top button