Lajme
Përleshje me thika mes nxënësve të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë
Reth orës 17:30 disa të rinj janë përleshur duke përfunduar më lëndime të rënda trupore.
Të lënduarit janë dërguar në urgjenc, ndërsa njëri nga ta është therrur me thikë dhe menjëherë ndihma e shpjet e ka transferuar në spitalin e Vranjës. Sipas dëshmitarëve gjatë përleshjes janë përdorur shkopinj bejsbolli dhe thika. Ndërsa i therruri me thikë ka pësuar pëderisa po i ndante.
Sipas informacioneve ai ka marrë dy therrje dhe është shtruar në repartin e kirurgjisë. Mjekët ende nuk konstatuar gjendejn e të riut nga Presheva.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është në kërkim të personave.