Lajme

Preshevari që po nisej për Çeki kapet me 15 kilogram marihuanë (Foto)

Doganierët në bashkëpunim me policinë kufitare në vendkalimin kufitar Horgosh në orët e hershme të mëngjesit kanë zbuluar 15 kilogam marihuanë e cila supozohet se do të përfundonte në Çeki.

Droga ishte zbuluar në veturën “VW Sharan” me targa VR me të cilën po e drejtonte shqiptari 48 vjeçar me shtetësi serbe nga Presheva.

Në pyetjen e doganierëve se a ka diçka për të lajmëruar, është përgjigj se po shkon për Çekio për të blerë një motor për “Shkoda” dhe asgjë nuk ka përveç gjërave personale.

Doganieri kishte vendos që veturën ta dërgoj në kontrollim të detajuar, ku nën ulësen e shoferit janë gjetur qese të bardha të mbështjellura me ngjitës në të cilën ka qenë e fshehur droga. Pas këtij zbulimi, vetura është kontrolluar detajisht.

Në zbrastirat e veturës, nën ulëset e pasagjerëve dhe bunkerin e krijuar special nën hapsirën e bagazhit prapa janë gjetur gjithsejt 14 qese me 15.117 gram marihuanë.

Shoferi së bashku me drogën iu janë dorëzuar organeve kompetente për procedurë të mëtutjeshme.

Related Articles

Back to top button