Lajme
Ragmi Mustafa në çadrën e protestës së PD-së në Tiranë
Partia Demokratike e Shqipëris ka gati një muaj që ka filluar protestën para ndërtesës qeveritare në Tiranë. Kërkesa e kësaj proteste është dorëheqja e qeveris dhe krijimi i një qeverie teknike e cila do të bënte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në çadrën e vendosur në shesh ku po protestohet sot pjesmarrës ishte edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një statusi në Facebok ka shkruar: “Në Sheshin e Lirisë kemi sot miq të veçantë nga Presheva, dhe aleatët e AK që luftojnë me ne për votën e lirë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe” ka shkruar Basha në profilin e tij që po shkon drejtpërdrejt.