Lajme

Ragmi Mustafa-Riza Halimit “Unë do të punoj dhe do të funksionoj sa 40” (Video)

Emisionin Monitor sonte ka mbledhur në studion e vetë politikanët nga Presheva, në panel para njëri tjetrit kanë qenë Ragmi Mustafa, Riza Halimi si dhe Jonuz Musliu ndërsa ka munguar Shqiprim Arifi.

Edhe pse ishin të ftuar të flasin për problemet dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës krejt në fund të emisionit nuk ka munguar dhe debati për koalicionin e sapo formuar.

“Opozita konstruktive është gjithëherë e mirëseardhur edhe katër me qenë z.Mustafa janë të hajrit nëse jon konstruktiv” i ka thënë Riza Halimi.

Mirëpo, Ragmi Mustafa iu kundërpërgjigj Riza Halimit se “Unë do të punoj dhe do të funksionojë sa 40, pa merak, UNË VETË”. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button