Lajme

Randa Al Azem, mbesa e Faik Konicës, e cila ka jetuar në Siri kurse është e martuar në Preshevë

Pak kujt do t’i shkonte në mend se pasardhësit e dy figurave më të ndritura të historisë dhe letërsisë shqiptare, vëllezërve Konica, do të kërkonin azil në tokën e etërve të tyre.

75 vjet pas vdekjes së Faik Konicës, mbesa e tij, Randa Al Azem Konica, jeton në Prishtinë, kjo pasi ajo braktisi Sirinë, vendin ku kishte lindur.

Në një shqipe të kuptueshme, ajo ka rrëfyer për emisionin “Studio e Hapur” historinë e familjes së saj, duke nisur nga pushtimi italian e deri te zhvendosja e familjes së saj në Siri, shkruan Presheva.AL

Randa Al Azem Konica tregon se si nëna dhe tezja e saj i shpëtuan pushkatimit, pasi Ambasada angleze kushtëzoi shërimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha me lirimin e familjes Konica.

Pas kësaj, me ndihmën e Mbretit Ahmet Zogu, familja ishte vendosur në Siri, ku trashëgimtaret e vetme të vëllezërve Konica u martuan me vendës dhe krijuan familje, por duke ruajtur gjuhën e tyre amtare.

Randa ka rrëfyer se ëma e saj kishte vdekur dhe asnjëherë nuk e pranoi nënshtetësinë e Sirisë me shpresën se gjërat do të përmirësoheshin dhe ajo do të merrte atë shqiptare.

Për këto ju sjellim intervistën ekskluzive nga Randa dhënë për Televizionin Presheva.

Related Articles

Back to top button