Lajme

Serbia po shkel të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk po arrijnë ndërkohë të shfrytëzojnë as të drejtat elementare sepse nuk ka qasje serioze për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve

Ajo që deputetët shqiptarë kanë bërë në Beograd është shumë pak. Por, Riza Halimi, kryetar i PVD-së ka thënë se prej vitit 2007 ky është mandati i pestë në Parlamentin Republikan që Lugina e Preshevës ka një ose dy përfaqësues.

“Ajo çka kemi mundur të bëjnë në këto mandate është shumë pak. Por ne kemi dëshmuar si shqiptarë se kemi interesim që edhe këtë formë të veprimit ta shfrytëzojmë që mos të propagandojë Qeveria serbe se shqiptarët nuk po duan t’i shfrytëzojnë ato të drejtat”, ka thënë Halimi.

Ai tha se shqiptarët nuk po arrijnë ndërkohë të shfrytëzojnë as të drejtat elementare sepse nuk ka qasje serioze për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

“Ne kemi hasur në vesh të shurdhër”, ka thënë Halimi.

Ndërkohë ish kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, tash kryetar i PDSH-së ka thënë se mostrat më e mirë e sjelljes ndaj kombësisë tënde është Serbia. Sipas tij, Shqipëria ka obligim kushtetues të kujdeset për shqiptarët jashtë territorit të saj. “Model i mirë është Serbia e cila bën zhurëm gjithandej dhe thërret seancë në Këshill të Sigurimit për çështjet e serbëve të Kosovës, në Shqipëri dhe Kosovë ka hezitime për t’u diskutuar për çështjet e shqiptarëve të Preshevës”, ka thënë Mustafa, në emisionin “Monitor” në RTK. Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional ka thënë se Tirana dhe Prishtina janë njoftuar me problemet e Luginës. “Vetëm të bashkuar mund t’i zgjidhim problemet”, ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button