Lajme
Shenja e komunikacionit në fshatin Zhunicë u vandalizua me mbishkrime serbe

Disa tabela dhe shenja të komunikacionit janë vandalizuar nëpër rrugët e Preshevës, gjegjësisht në dalje të fshatit Zhunicë.
Në fotografi shihet se si është fshirë ku është shkruar Zhunicë dhe mbi të është shkruar 4S dhe SRB.
Ky nuk është rasti i vetëm që në Komunën e Preshevës kanë filluar të bëhen këso shkrime, pasi ditë më parë shkrime të ngjajshme janë parë edhe në çerdhen e fëmijëve parashkollor në Stacionin Hekurudhor.