Shikojeni se si kamioni lidhet në rrugën e autostradës E75 nga rruga e vjetër (Foto)
Një shofer i kamionit që ka shkelur çdo rregull të komunikacionit ka rrezikuar drejtuesit e automjeteve që udhëtonin në autostradën E75 Preshevë-Bujanoc.
Redaksia e Presheva.AL nga një vizitor i portalit ka pranuar foton i cili rastësisht ka qëlluar në këtë ngjarje duke e përshkruar si të tmerrshme momentin kur shoferi i kamionit lidhet në rrugën e autostradës E75 në të cilën është duke u punuar nga rruga e vjetër.
Siç duket edhe nga fotoja për deri sa po lidhej kamioni në këtë rrugë nga ana tjetër po vinte një veturë e cila sipas vizitorit ka rrezikuar të përplaset me kamionin i cili i ka zënë rrugën.
Fatmirësisht për këtë rast po raportojmë vetëm për vetëdijësimin e shoferëve sepse në këtë rrugë mund të vie deri te ndonjë tragjedi e rëndë nga pa përgjegjësia e shoferëve.
Shoferë Kujdes shpejtësinë dhe përmbajuni rregullave.