Lajme

Shkolla me bustin e Skënderbeut, ku valon flamuri serb (Video)

Ndër shekuj populli shqiptar u ka rezistuar torturave nga armiqtë, të cilët kanë pasur synim edhe shkatërrimin e shkollave shqipe.

Sakrifica e mësimdhënësve në pjesën verilindore të trojeve shqiptare është e dukshme edhe në ditët e sotme.

Edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja, në qytetin e Preshevës është zhvilluar në rrethana të jashtëzakonshme me vullnetin e mësimdhënësve shqiptarë.

Shkolla e parë shqipe në këtë qytet është hapur para 70 vjetësh pas saj nuk ka munguar edhe arsimi i mesëm, i cili filloi me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq” të Vranjës, më 1961.

Në vitin shkollor 1964/65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe sot.

https://youtu.be/l027JpL7fk0

Related Articles

Back to top button