Shqiprim Arifi dhe APN të gatshëm për zgjedhje të reja!
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi është i gatshëm të futet sërish në garë për zgjedhjet e parakohshme lokale.
Rinia e shkolluar e Preshevës, Intelektual, Afarist, Puntor të Arsimit dhe Shëndetësisë, Diaspora Shqiptare, Miq të ndryshëm nga të gjitha trojet Shqiptare, Investitor potencial, Shoqëria civile dhe shumë të tjerë po vazhdojnë ti kërkojnë dhe japin përkrahjen kryetarit aktual të komunës së Preshevës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme lokale !
Të gjithë janë të mendimit se Arifi nuk duhet lejuar të jetë peng e partnerëve të koalicionit dhe Subjekteve tjera të vogla politike në zvarritjen e reformave dhe zhvillimit ekonomik të komunës.
Shqiprim Arifi dhe APN me seriozitet po e shqyrton opcionin e zgjedhjeve të parakohshme për çka së shpejti do të njoftohet edhe Opinioni Preshevar !