Lajme

Shqiprim Arifi i drejtohet qytetarëve me këtë letër të hapur

Të nderuar e të dashur qytetarë, miq dhe dashamirë,

Ashtu si ju, të gjithë edhe ne ndjehemi keq për manovrimet politike të partive të vjetra në komunën tonë ditëve të fundit. Ndjehemi keq për faktin që kanë ndodhur në një kohë ku shumë projekte të ndryshme kanë qenë në prag të fillimit për tu realizuar dhe ndjehemi keq për arsye se ashtu si Ju edhe ne e përjetuam këtë akt si një tradhëti politike.

Kjo që ndodhi javën e kaluar nuk është rastësi apo rezultat i “keq – qeverisjes” siç duan ta kamuflojnë në mënyrë flagrante dhe tendencioze tani “pushtetarët” aktual. Kjo që ndodhi është planifikuar me muaj të tërë dhe synimin kryesor e kanë pasur interesat e ngushta personale dhe grupore dhe që të stopojnë menaxhimin e suksesshëm të pushtetit lokal, duke eliminuar tenderomaninë dhe hajninë dhe duke fokusuar në projekte dhe bashkepunim rajonal në interes të qytetarëve.

“Shpëtimi” i PVD-së së Riza Halimit i trumbetuar në fushatën parazgjedhore në vitin e kaluar është shfaqur dhe faktizuar si vazhdim i pushteteve të kaluara destruktive. Mospërfillja e votave dhe rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2016 është shkelje e rënde e vullnetit të qyetetarëve të Komunës së Preshvës si sovran i pakontestueshem. Politikanët e vjetër këtë tendencë, qe nënkuptonte gjithashtu edhe shuarjen afatmesme apo afatgjate të këtyre partive me mentalitet komunist, e kanë pranuar si kërcënim direkt ndaj interesave te tyre.

Dekada dhe vite me radhë, këto parti kanë manipuluar popullatën tonë dhe tani prap mundohen të bëjnë të njëjtën.

Por kësaj radhe, gënjeshtrat tendencioze dhe manipulimet amatore, ju i dashur popull i Luginës së Preshevës, i keni thënë STOP.

Për këtë jam krenar me Ju!

Për këtë NDRYSHIMI do vazhdoj!

Për këtë së bashku me ju do të ndryshojmë/pastrojmë në vazhdimësi skenën politike nga komunistët, kancerat dhe tradhtarët e proceseve zhvillimore dhe perspektiv-dhënëse për popullin tonë në përgjithësi dhe për rininë në veçanti!!

Ju falemenderit për mbështetjen. Ky është fillimi për ne, kurse fundi për ATA!

Krenar me JU!

Me shumë respekt dhe dashuri,

Shqiprimi

Related Articles

Back to top button