Lajme

Shqiprim, diaspora është me ty!

I nderuari kryetar z. Shqiprim Arifi

Turbulenca e fundit politike në Preshevë dhe shkarkimi yt nga partitë e organizuara dhe të korruptuara më detyroi që t’iu shkruaj këtë letër.

I nderuari kryetar, edhe pse jetoj në mërgatë kam qenë dhe do të jem ai që do t’iu votoj me padyshim edhe në të ardhmen, që të jeni udhëheqës i Komunës sonë edhe në të ardhmen. Gjatë qeverisjes suaj keni pasur edhe disa mangësi, por, mendimi dhe vizioni yt ishte qëllim mirë! Ndaj, politika ka lojrat e veta e sidomos kur bëhet fjalë me liderët e korruptuar. Ballafaqimi me këso kategori njerëzish, janë sfida aq të rënda, që vetëm njeriu i fortë mentalisht mundet të i përballoj dhe të luftoj ato. Kam besimin se Ju i keni pasur parasysh këto gjëra: Se me Rizën është vështirë të ulesh me një karrigë e të bisedosh! Para se të ulesh në karrigë, ai e kthen karrigën mbrapsht dhe të thotë: ulu i nderuar! Që nënkupton qysh në fillim ti detyrohesh të rrish në këmbë sikur të jesh shërbëtor i tij!

Sikurse Riza të kishte qenë aq i flaktë që të ndryshojë Preshevën për të mirë, ai do t’i thoshte birit të vet Yllit: biri im, shkollohu, studio ku të duash, por një mos harro, vendi yt ka nevojë më së shumti për Ty dhe ti duhesh të jetosh në Preshevë. Mirëpo Riza, gjithashtu fatn e djemëve të vet e gjeti në pafatin e qytetarëve të Preshevës.

I nderuari kryetar, ne jemi vend i vogël, dikur afro 3500 punëtorë punonin në Yumco, Metal, Grafoflex etj. kur sejcila Familje thuasje e kishte një familjarë të punësuar dhe nuk kishim nevojë për emigrim!Edhe pse Ju u përpoqët që ti ringjallni ato fabrika në kohën më të duhur, në kohën kur Presheva ka nevojë më shumë se kurrë, prap Riza me “pataricat” e Ragmi Mustafës siç thoshte ai dhe klanin e vetë, arriti ti bllokojë projekte e juaja që ishin në interes qytetar e kombëtar.

I nderuari kryetar, Edhe përkundër këtyre ndodhive, jam optimist se edhe këto do ta kenë rolin pozitiv, pasi që pran teje tani e tutje do të qëndrojnë njerëzit dhe të rinjët që kishin për qëllim dhe si parim Ndryshimin e jo vetëm punësimin personal, tani e tutje, në subjektin që ju drejtoni do të rradhiten njerëz që ia dojnë të mirën vendit dhe kanë vullnetin për ti çuar gjërat përpara e për t ndriçuar Preshevën. Dhe për ti shkatërruar politikat diktatoriale, nepotiste e besa edhe kriminale të Riza Halimit e Ragmi Mustafës dhe “pataricave” të tyre.
I nderuari kryetar, kam dhe shumë për të shkruar, por, me ngadal po e përfundoj këtë letër me mallë nga mërgata.

Diaspora është me Ty, dhe jemi më shumë se kurrë të vendosur për ti mbështetur dhe për t’i çuar gjërat përpara.

Ju përshëndes me respektin më të vaçant
Vullnet Rrustemi
Zürich, Zvicër

Related Articles

Back to top button