Lajme

Skizofrenia e Riza Halimit, si ajo e Mao Ce Tungit

Sipas informatës të PVD-së akuzat e pa baza fillojnë sin ë vijim

Para prishjes së koalicionit PVD, me datë 06.03.2017, doli me një informatë për t’i hedhur pluhur syve opinion kinse partneri i koalicionit Alternativa për Ndryshim nuk po respekton marrëveshjen .

Sipas informatës të PVD-së e cila drejton akuza në drejtim të APN-së janë krejtësish të pa baza.

Akuza 1

Kryetari i komunës i zgjedhur nga 11 këshilltarët e APN – së dhe 10 këshilltarët e PVD – së prej fillimit të mandatit të tij, duke e vazhduar edhe pas zgjedhjeve fushatën parazgjedhore të APN – së, në vazhdimësi e injoroi zëvendës kryetarin e komunës dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës.

E vërteta

Pas shkarkimit të kryetarit Shqiprim Arifi me automatizëm e shkarkuan dhe e tradhtuan zotëri Xhelal Memetin, duke hequr edhe nga posti i zv. kryetari dhe duke mos kthyer mandatin e këshilltarit. Edhe pse ishte njeriu që ja ktheu elektoratin PVD-së pasi ishte në shuarje e sipërm. Sipas gjitha gjasave për kthyerjen e mandate do të fillojnë edhe procedura gjyqësore. Pasi Riza Halimi po kundërshton njëgjë tëtillë.

Akuza 2

Që në fillim të realizimit të kësaj marrëveshje u paraqit problemi drastik kur udhëheqësit e drejtorateve në administratën komunale të propozuar nga APN u angazhuan me kontratë në vepër sepse nuk i plotësonin kushtet e domosdoshme ligjore.

E vërteta

Gjithçka që është në përputhshmëri me ligjin për PVD-në është e papranueshme, pasi ky subjekt politik njihet për krimin administrativ bile bile edhe mbështetur edhe nga disa organe më të larta shtetërore serbe. Pasi që misioni i disa organeve shtetërore serbe dhe PVD-së është për ti dhënë hapsir krimit e jo ligjit, mision i këtyre është për të shkatërruar popullatën e në veçanti rininë preshevare shqiptare.

PVD në gjitha institucionet që drejton e posaçërisht në shkolla shqipe më të madhe ka punësuar kuadro të pa kualifikuara, pa kontratë dhe pa konkurs për të vrarë rinis shqiptare diturin, kulturën dhe arsimimin. Poashtu PVD ka kundërshtuar me këmbëngulje themelimin e Teatrit në Preshevë.

Akuza 3

Në këtë mënyrë nga 60 milion dinarë të parapara me buxhetin e komunës për rikonstruimin e rrugës “Karposh”, kryetari i komunës nënshkroi kontratë në lartësi prej 86 milion dinarë duke imponuar prokurim joligjor vetëm me një ofertues.

E vërteta

Në moment kur po fillon të bëhen të mirat për qytetarë PVD vazhdon me akuzën e radhës kin se po bëhen plaçkitje jo ligjore në rrugën “Karposh” pa asnjë dëshmi për opinion. Akoma pa u dhënë paratë thuhet se është bërë keqpërdorim dhe plaçkitje, paramendoni çfar apsurdi. E gjithë kjo vjen si panik nga frika se APN mund të bëhet forca më e madhe politike në Preshevë. Projekti i paraparë me vlerë 60 milion ka qenë i projektuar në vitin 2010 dhe që nga atëherë ka pasë lëvzje çmimesh. Këtë ka kontrolluar edhe revizori republikan i thirru nga Rizaja.

Akuza 4

Kryetari i komunës filloi të insistoj në likuidimin e Organizatës për kulturë fizike, të RTV Preshevës dhe të Fondit Humanitar, e posaçërisht kur gjatë dhjetorit në formë ultimative e imponoi largimin nga rendi i ditës të seancës së KK të Preshevës me të cilën ishte paraparë harmonizimi me ligjin e sportit të Organizatës për kulturë fizike.

E vërteta

Kryetari i teri tanishëm Shqiprim Arifi nuk lejoi keqpërdorim parasë publike, pasi që askund në serbi nuk ekziston Organizatë për kulturë fizike. Sipas ligjit për media publike ka mbetur i vetmi medium RTS, ndërsa RTV Presheva gjendet në kontekst gjyqësor dhe kuvendi komunal nuk është i obliguar dhe nuk guxon sipas ligjit t’i jap ndaj para nga buxheti.

Po ashtu edhe zgjedhja e drejtorit të RTV Presheva është i kundërligjshëm.

Akuza 5

Opinioni tanimë është i njoftuar për problemin e parë që u paraqit në mes të partnerëve të koalicionit lidhur me rastin banal të uzurpimit të korridorit të Shtëpisë së Shëndetit për zyren e zëvendës drejtorit të imponuar nga kryetari i komunës.

E vërteta

PVD në ballë me Rizanë është uzurpatore dhe prijëse e krimit administrative e gjitha institucione ajo që drejton.

Akuza 6

Është e domosdoshme të theksohet se e vetmja iniciativë konkrete për hapjen e ndërmarrjes me 60 punëtorë në bashkëpunim me një firmë të Jagodinës u bllokua nga ana e kryetarit të komunës, sikur që për shkak të qëndrimit të tij refuzues ekspertët e fondacionit italian u detyruan të kërkojnë zgjidhje në komunën e Bujanocit për problematikën e reciklimit të mbeturinave.

E vërteta

Pas një mundi të madh që përgatiti APN për hapjen e fabrikës së këpucëve “Solid”, në ditën kur u pritën ditë të bardha për Preshevë PVD nuk lejo dhe shuajti shpresën e fundit për Preshevën duke ndaluar hapjen e kësaj fabrike që preshevarët prisnin me pa durim.

Akuza 7

Kryesia e PVD – së vlerëson se janë të papranueshme tentimet për blerjen e këshilltarëve të partive tjera me anë të ofrimit joligjor dhe joparimor të vendeve të punës të siguruara nga ana e strukturave shtetërore.

Me këtë rast u konstatua se në këtë mënyrë po eskalon thyerja e parimeve themelore në të cilat ishte bazuar Marrëveshja parimore APN – PVD për ndërtimin e koalicionit qeverisës, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

E vërteta

Pesim tani pasi bleu APN këshilltarët, me kend bëri kualicion Rizaja. Kjo dëshmon epshin për pushtet të Riza Halimit, ajo akuzoi APN-në për blerje të këshilltarëve, gjë që sot dëshmon të kundërtën me koalicioni i lidhur pome ata këshilltar.

Pas gjithë kësaj analize të informatës së PVD-së na del se shkak i prishjes së koalicionit është se APN nuk lejoi të zhvillohet edhe më tej krimi administrativ financiarë në administratën komunale,nuk lejoi që të keqpërdor paranë publike.

Të gjitha këto akuza i drejtohen Mao Ce Tungit të Preshevës Riza Halimit dhe 5 klanistëve komunist të ti që nuk mund ti ngopin kurrsesi apetitet e tyre klanore dhe farefisnore.

Preshevë QHM

Related Articles

Back to top button