Subjekti i PVD-së zyrtarisht ofendon PD-në e Nagip Arifit përmes fotografisë së “përlakut” (Foto)
Reagimi i PVD-së dega Bujanoc ndaj Partisë Demokratike të Nagip Arifit banorët e Komunës së Bujanocit i ka lënë pa fjalë dhe të habitur.
Se deri ku ka arritur gjuha e urrejtjes, fyerjes nga Partia 25 vjeçare mund të lexoni në reagimin zyrtarë të PVD-Dega në Bujanoc.
Ja reagimi i plotë në Facebook i PVD-së dega Bujanoc:
“Prit magar sa të dalë barë”
Afatin e “rrëzimit” të qeverisjes lokale në Bujanoc e paskan shtyrë edhe për dy muaj. Kjo sipas deklaratës së njërit të këshilltarëve të PD-së së Nagip Arifit, i cili paska deklaruar “do ta shihni pas dy muajve”.
“Tentativën” e parë për ta përmbysur qeverisjen në Bujanoc, Nagip Arifi dhe sejmenët e tij, e patën në seancën e fundit të Kuvendit komunal. Para seancës, Nagip Arifi kishte kërkuar përkrahjen e SNS së Aleksandar Vuciqit, për ta ndryshuar fillimisht kreun e Kuvendit Jonuz Musliu, ndërsa, për fazën e dytë i kishte ofruar “ndarjen e kulaçit’.
Por, ofertat politike duhet mbështetur në fakte dhe numra. Arifi kishte manipular SNS-in duke i premtuar se ai ka 14 vota që së bashku me 7 të SNS do të ishin të mjaftueshme për shumicë të re.
Ja që të “hënën nuk i doli pazari i të dieles”.
Shtrohet dilema pse mu në këtë fazë tentativa për përmbysje;
E para se Arifi kishte kalkuluar me “blerjen” e dy këshilltarëve të LPD-së (që nuk do të ishin të mjaftueshëm),
E dyta se Arifi kishte kalkuluar edhe në nevojën e SNS për të qenë bartës të qeverisjes në Bujanoc në prak të zgjedhjeve presidenciale- kjo sigurisht do ta kishte ndihmuar këtë parti për grumbullim të votave për president,
E treta, Arifi kishte kalkuluar edhe në iritimin e SNS-it me vizitën që Bujanocit i bëri Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, pengimi i së cilës nga shteti do të shndërrohej në skandal diplomatik,
E katërta, (e pamoralshmja) Arifi kishte llogarituar edhe në mungesën e kryetarit aktual të komunës i cili ishte në pushim për shkak të zisë familjare.
Përkundër përllogaritjeve, matematika, si shkencë ekzakte, nuk i doli, sepse, përllogaritjet nuk ishin të bazuara në fakte por në mashtrime.
Prandaj, për ta mbajtur gjallë partinë cilës i kanoset rreziku i njëjtë me PDSH-në në Preshevë, del margaritari i këshilltarit të PD-së nga Bilaçi dhe thote “do ta shihni pas dy muajve”.
Fjala e urtë popullore thot: “Prit magar sa të dalë barë”.