Vëlla Shqipërim, të shkarkuan shqiptaret!
Shkruan: Vehbi Berisha
Ta dashur miq, dje nga lajmet ditore mora vesh se këshilltarët e kuvendit komunal të Preshevës e shkarkuan nga pozita e Kryetarit të Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi, me të cilin njihemi personalisht, prandaj edhe nuk u durova pa i shkruar ca rreshta për këtë çështje për të nda se bashku dy mesazhe. Mesazhi i parë iu drejtohet të gjithë juve miq të mi, ndjekës dhe dashamirë, për të ndarë hallin e mentalitetit tonë të mjerë si popull i cili assesi, nuk na len të përparojmë tutje për shkak të inateve dhe interesave materiale edhe pse gjatë tërë kohës thirremi në patriotizëm. Për ata që nuk e din z. Shqiperim Arifi ka lindur në Gjermani, nëse nuk gaboj në Mannheim, ku është shkolluar atje me suksese të larta dhe pas përfundimit të shkollës i përvishet punës në biznes dhe si i ri arriti të ketë suksese duke udhëheq një biznes i cili kishte disa degë në Gjermani. Por edhe pse u lind në Gjermani aq ishte i lidhur me vendlindjen e tij, ku asnjëherë nuk u ndal se kontribuuari në shumë projekte humanitare, ndërsa unë pata fatin të njihem me të gjatë punimeve të konferencës së III-të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në vitin 2013. Aty pash vendosmërinë e tij për të kontribuar për vendin e tij dhe na tha se shumë shpejt do të kthehet se bashku me familje në Preshevë.
Shqiprimi me një synim që ta ndryshoj gjendjen ekonomike në Preshevë, porsa erdhi në pushtet, përveç vizionit të qeverisje lokale krejt ndryshe nga të kaluarat, menjëherë pamë ardhje të reja të investitorëve të ndryshëm e mbi të gjitha një afri me të madhe me Kosovën dhe Shqipërinë, ku edhe u realizuan vizita të ndryshme të udhëheqëseve të lart shtetëror në luginë por edhe anasjelltas. Dhe ky rast dëshmon se sado që je i pastër dhe kontribuues (si Shqiprimi), prapë kanë me ta gjet një “vegëz” duke filluar që nga paragjykimet e shumta dhe deri në ndëshkim.
Mesazhi i dytë dhe i shkurt shkon drejtpërdrejt për z. Shqiprim Arifi duke i thënë: vazhdoni me punën tuaj sepse ju jeni i pastër dhe mos u dëshpëroni sepse ne të tillë jemi si popull, ashtu siç thoshte edhe vet Faik Konica: “Shqiptari e ka zakon që kundërshton, para se të marrë vesh” (Vepra 1, f. 187).
(Autori është asamblist në Kuvendin Komunal- Drenas)