Lajme

Zgjedhjet presidenciale në Preshevë do të monitorohen nga QHM

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, në Preshevë, njofton elektoratin se sonte në ora 24,oo, fillon heshtja parazgjedhore e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen, të dielën, më 2 prill 2017.

Elektorati shqiptar gjatë këtyre zgjedhjeve edhe njëherë duhet të vendos vetë se a duhet dalë për të votuar, apo duhet bojkotuar ato. Përveç ndonjë subjekti politik, në Luginë të Preshevës, spektri politik ka dështuar para elektoratit, sa i përket nivelit të zgjedhjeve presidenciale. Mirëpo, ky dështim nuk është evident edhe nëpër nivelet e tjera zgjedhore në ato lokale dhe parlamentare, ku e kanë interesin e tyre partiak, grupor e familjar.

QMH, pavarësisht qëndrimit të spektrit politik në Luginë të Preshevës, ka caktuar anëtarët e saj nëpër qendrat elektorale, për të mos u keqpërdorur, manipuluar dhe vjedhur vullneti i tyre politik.

QMH, në këto zgjedhje nuk do të jetë vetëm vëzhgues si disa parti politike, por e kyçur direkt në këto procese për të mos i lënë disa parti, të cilat akoma nuk kanë qëndrim të prerë për këto zgjedhje a në anën tjetër kanë caktuar aktivistët e tyre nëpër kutiat votuese për t’i mbushur ato për interesat e shefave të tyre, të cilët në mënyra sekrete janë në pazare politike për blerjen e votës shqiptare, njofton kjo shoqatë jo politike e cila merret me hulumtim dhe monitorim.

Related Articles

Back to top button