Austri: Shqiptari nga Tërnoci i Bujanocit gjen portofolin me 5.000 euro dhe e dorëzon në polici
Mustaf Mustafi nga Tërnoci i Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Austri ka bërë një gjestë që jo çdo kush mund të bëjë.
Portofolin e gjetur me 5.000 euro dhe dokumente i ka dorëzuar në polici raporton Lugina Press.
Mustafi në një prononcim për Lugina Press, tregon se portofolin me 5.000 euro dhe dokumentet i ka gjetur në hotelin ku edhe punon. Më pas i ka dorëzuar në polici të cilët i’a kanë dhënë adresën e pronarit të parave. Ndërkoh siç tregon Mustafi portofolin së bashku me 5.000 euro dhe dokumentet i ka dorëzuar babait të pronarit parave ngase në at moment ai nuk gjindej në shtëpi.
Pas dy dite më ka telefonuar shefi i hotelit ku punoj dhe më ka thënë që nga sot i ke të gjitha të drejtat në hotel, duke filluar nga çelsat e deri tek mbajtja e parave ka thënë mes tjerash Mustafa. Rasti i tij është përgëzuar nga policia austriake.