Cili nga këshilltarët e kuvendit komunal të Preshevës mendon se ende kryetare e kuvendit është Ardita Sinani (Video)
Edhe pse tani më ka kaluar 1 muaj që nuk është më kryetare e kuvendit komunal znj.Ardita Sinani, këtë nuk po e dinë të gjithë këshilltarët.
Këshilltari nga rradhët e UDSH-së Naser Haziri gjatë seancës së sotme ka bërë një gabim duke e kthyer Arditën në pozitën ku ishte më herët, ai përderisa ishte në foltore ka thënë se kërkesën që do ta qojm në institucionet shtetrore ka me nënshkru kryetarja e kuvendit në emër të kuvendit.
I menjëhershëm ka qenë zëri i këshilltarëve që e kanë korigjuar për gabimin që ka bërë duke i thënë “Kryetari”.
“T’na falni hala te Ardita kam menduar, më falni kryetari i kuvendit” ka thënë Haziri, ndërsa Sami Salihu kryetar i tanishëm i kuvendit komunal ia ka bërë hallall për gabimin.
Krejt ky gabim u përcjoll me të qeshura nga këshilltarët tjerë, Presheva.AL ju sjell sekuencën e shkëputur nga mbledhja e seancës së kuvendit.
© Presheva.AL Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.