Edhe në Preshevë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Romëve (Video)
8 prilli – Dita Ndërkombëtare e Romëve, Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës Rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilët përballet ky komunitet.
Më 8 prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku u vendos që data 8 prill të jetë Dita Ndërkombëtare e Romëve, aty u vendos për flamurin dhe hymnin rom.
E për këtë ditë të rëndësishme komuniteti Rom që jeton në Komunën e Preshevës ka organizuar një manifestim në hollin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”, në Preshevë për të kremtuar festën e tyre.
Seid Osmanovi organizator i këtij manifestimi për nderë të kësaj date për Tv Aldin tha se në Komunën e Preshevës jetojnë rreth 350 romë.
Këtij organizimi i dha përkrahje edhe organizata “Kërko të drejtën tënde” nga Presheva, ku aktivistët e kësaj organizate vënin panfleta me flamurin e romëve dhe mbishkrime “stop racizmit”, Adi Bajrami drejtues i Organizatës tha se me ato pak mundësit e tona menduam që të solidarizohemi me romët. Qëllimi kryesorë i mbështetjes së këtij organizimi ishte që ti themi jo DISKRIMINIMIT ETNIK, STOP RACIZMIT, të gjithë jemi të njejt, të gjithë meritojmë të drejta të barabarta.