Lajme

Forumi Rinor i APN-së i kërkon Ardita Sinanit që të sqarojë opinionin për parregullsitë në bursat e studentëve

Në seancën e dytë, Këshilltarja e Kuvendit Komunal Nizaqete Isahu nga radhët e Alternativës për Ndryshim paraqiti fakte se ka pasur shkelje të kritereve që janë vendosur nga Fondi Humanitar për studentët e Preshevës, duke i mundësuar marrjen e bursës vajzës së vëllaut të Kryetarës Ardita Sinani, ndërsa të gjithë studentët tjerë që janë në vitë të parë nuk kanë mundur të aplikojnë, Gjithashtu në këtë seancë është zbuluar që 10 emrat e fundit në listë që janë të shkruar me germa të mëdha dhe të cilët nuk kanë numër të dosjes , që nënkupton prap një shkelje adminstrative për të aritur me i përfshirë edhe përfituesit e tjerë të preferuar nga znj. Ardita Sinani, janë dërguar nga kryetarja e komunës me urdhër që të përfshihen në listën e përfituesve, prandaj edhe ne si forum rinor dënojm këtë veprim të pa matur nga pushteti lokal.

Të rinjt dhe të rejat e Komunës së Preshevë duhet të trajtohen barabart, pavarësisht bindjeve politike që kanë ata personalisht. Këtë shqetësim nuk po e shprehim vetëm ne si subjekt politik, gjithashtu reagime ka pasur edhe nga Unioni i Studentëve të Luginës së Presheves në Maqedoni.

Kërkojmë nga kryetarja e komunës që të sqarojë opinion publik se pse dhe si ka ardhur deri tek kjo shkelje si ligjore por edhe morale.

Kryesia e Forumit Rinor – Alternativa për Ndryshim Preshevë

Related Articles

Back to top button