Lajme

Gjatë ditës së sotme pritet shkarkimi i drejtorit në Qendrën për punë sociale

Pas takimeve të shumta dhe të ngjeshura pushteti i Ardita Sinanit javën po e mbyll me një valë shkarkimesh dhe spastrimesh nëpër shumë institucione, kështu gjatë ditës së djeshme është shkarkuar drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, ndërsa edhe drejtorët tjerë që kishte APN janë planifikuar të largohen.

Sipas disa informacioneve jo zyrtare Presheva.AL mëson se sot 21 prill 2017 është paralajmëruar mbledhja e këshillit drejtues të Qendrës për punë sociale.

Ku sot pritet edhe shkarkimi i U.D. Drejtorit të këtij institucione dhe propozimi për U.D. Drejtorin e ri.

Duke ju referuar burimeve të njejta të gjithë kuadrot që kishte APN do të zavendësohen me kuadro të Grupit të PDSH-së, BDL-së dhe UDSH-së.

Related Articles

Back to top button