Lajme

Keshilli drejtues i Qendres per pune Sociale anashkalon Kuvendin, shkarkohet Abdulla Mehmeti, ja kush zgjidhet Ushtrues detyre

Koalicioni qeverisës PVD, BDL, UDSH dhe grupi i ndarë i PDSH-së në udhëheqjen e kryetarës Ardita Sinani kalon në gjendje kaosi. Burime jo zyrtare brenda pushtetit lokalë kanë informuar se Këshilli drejtues i Qendrës për punë sociale ka shkarkuar, u.d. drejtorin e Qendrës për punë sociale në Preshevë, Abullah Mehmeti.

Ky shkarkim është bërë përkundër faktit se Kuvendi Komunal ka kërkuar nga Këshilli drejtues i këtij institucioni që sëpari të hapet konkurs për emërimin e drejtorit të Qendrës për punë sociale.

Mos përfillja e Kuvendin Komunal, si institucion më i lart legjislativ në Komunën e Preshevës, sjellë në konflikte të reja pushtetin aktual me këshillin drejtues të Qendrës për punë Sociale.

Si ushtrues detyre të drejtorit të qendrës sociale është emëruar Liridon Latifi nga grupi i PDSH-së.

Në seancën e VIII në Kuvendin komunal në dhjetor të vitit 2016, Abdulla Mehmeti është zgjedhur me 32 vota nga pozita dhe opozita, si u.d. drejtor i Qendrës për punë sociale në Preshevë.

Abdulla Mehmeti më herët ka qenë drejtorë i Shtëpisë së Kulturës, bibliotekës dhe RTV Presheva.

Related Articles

Back to top button