Lajme

Mbulesa nuk e pengon Dashurien të jetë mjekja më e mirë në Maqedoni

Dashurie Neziri nga Tetova është mjeke në Repartin për kurim intensiv në klinikën “Filipi II” në Shkup, një ndër spitalet më të njohura private në Maqedoni.

Ajo është ndër mjeket më të mira në Maqedoni në lëminë e saj, si doktorante në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë të Austrisë. Ajo ka doktoruar në temën „Expression Analysis and Molecular Characterization of the C20orf116 Gene Product„ te profesori austriak në emër, Ludvig Vagner, shkruan Gazeta Lajm.

Paraprakisht ka qenë asistente shkencore-hulumtuese në Klinikën për Mjekësi Interne, Reparti i Nefrologjisë dhe Dializës, pranë universitetit të Vjenës.

Në klinikën “Filipi II”, mjekja Dashurie Neziri është e angazhuar që nga viti 2010.

Related Articles

Back to top button