LajmeReligjioni
Në xhamin e Rahovicës u mbajt tribunë fetare me rastin e Isras dhe Miraxhit (Video)

Fondi i përbashkët i tri xhamive të fshatit Rahovicë në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës i cili vepron në Preshevë sot ka mbajtur tribunë fetare për nder të Natës së Madhe të Isras dhe Miraxhit,
Mbas namazit të ikendis në ora 16:20 në xhamin e mesme të fshatit Rahovicë besimtarët musliman patën rastin të dëgjojnë ligjeratë fetare nga Prof.Dr. Musa Musai (Profesor në Universitetin shtetror të Tetovës) si dhe Prof. Jusuf Zimeri (Profesor i jurispodencës islame, njëherit sekretar i medreses “Isa Beu” në Shkup).
Për të pranishmit përveç ligjeratave nga musafirët ishte pregatit një program me lexim të Kuranit, poezi, ilahi si dhe pjesë nga mevludi.