Lajme

Nëse shkarkohet drejtori i “Moravicës” puntorët paralajmërojnë grevë dhe protestë

Në vazhdimin e seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Preshevës para këshilltarëve instuticionet kanë dhënë raport finansiar.

Krejt në fund të seancës shefi i puntorëve të Moravicës ka ardhur që të marrë pjesë në seancë për ti treguar këshilltarëve dhe drejtuesve të pushtetit lokal se puntorët e Ndërmarrjes Publike “Moravica” njëzëri kanë marrë vendim se nëse shkarkohet drejtori i tanishëm Gazmend Aliu nga pozita, ata do të ngrisin zërin e tyre me protesta dhe do të hynë në grevë.

Siç mëson Presheva.AL Shefi i puntorëve disa herë kryetarin e kuvendit komunal ka lutur që ti jap hapsirë që këtë ta thotë nga foltorja e kuvendit por nuk iu është dhënë hapsira.

Vlen të ceket se N.P “Moravica” me ardhjen e drejtorit Gazmend Aliu në atë pozitë ka bërë një punë të madhe për qytetarët e Preshevës.

© Presheva.AL Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Related Articles

Back to top button