Një grup profesorësh e nxënësish nga Qarku i Gjirokastrës së Shqipërisë po qëndrojnë në Bujanoc e Preshevë
Një delegacion me nxënës, profesor e profesoresha të shkollave të mesme të Tepelenës Përmetit dhe Gjirokastrës i kryesuar nga Arben Rexhaj po qëndrojnë në Luginë të Preshevës.
Ky delegacion nga shteti shqiptar për tre ditë resht po qëndrojnë në Bujanoc e Preshevë.
Ndërkaq kjo vizitë po bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe shkollës se mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Vlenë të theksohet se ata nuk janë sistemuar nëpër hotele, por po i mikpresin familjet shqiptare të këtij rajoni.
Ata gjatë ditës së djeshmë kanë qëndruar në shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc ku kanë parë për së afërmi si po zhvillohet një orë mësiimi në këtë institucion arsimorë.
Drejtori i shkollës së mesëme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu theksoi se ishte dëshira e profesorit Arben Rexhaj që një grup i nxënësve dhe të profesorave të vizitojnë Bujanocin dhe kjo u realizua. Ndaj dhe jam i lumtur që unë të kem patur fatin të fillojmë një bashkëpunim të tillë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të adhmen.
Profesor Arben Rexhaj njëherit dhe këshilltar i bashkisë në Gjirokastër tha se jam i lumtur që vërtet arrita të bëjë realitet objektivin tim për të mbështeur sadopak arsimin shqip në Luginë të Preshevës.
Ne kemi sjelluar një kolektiv të qarkut të Gjirokastrës dhe disa nxënës të gjimanazit më me rëndësi” Asim Zeneli”.
Delegacioni nga shqipëria kanë vizituar shkollën e mesme”Skender Beu” në Preshevë, shkollën fillore”Ibrahim Kelmendi” po ashtu në Preshevë, shtëpinë e kulturës”Abdullah Krashnica” në Preshevë, ndërkohë janë takuar me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani. Delegacioni në fjalë po ashtu kanë takuar kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ate të këshillit komëbëtar shqiptar Jonuz Musliu, më pas kanë vizituar shkolln fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, muzeun e komandant Lleshit po ashtu në Tërnoc.
Ndërkaq delegacionin shqiptar si në Presehvë e po ashtu dhe në Bujanoc po e shoqëron drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili me bëshkëpunëtorin e tij Burhan Limani./Lugina Press/